Indi, shpërthen autombjeti i policisë

30/07/2010 09:35

Katër agjentë të policisë indiane kanë vdekur në një atentat të ndodhur në Holmari në shtetin e Asamit.

Një mjet me rreth 20 persona në bord, të gjithë pjesëtarë të forcave të rendit, ka shkelur në një minë, duke shpërthyer.

Sipas informacioneve zyrtare, 15 të tjerë janë plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rënde. Nuk dihet ende kush e ka shkaktuar këtë shpërthim por dyshohen disa grupe integraliste që veprojnë në këtë zonë.

Top Channel