Kongo, mbyten 138 persona

29/07/2010 17:40

138 persona kanë humbur jetën në Republikën Demokratike të Kongos pas mbytjes së një anijeje në lumë.

Ngjarja ndodhi në provincën lindore të Bandundus në një lum rreth 300 km larg kryeqytetit Kinshasa. Anija me qindra persona në bord është kthyer përmbys për shkak të motit të keq.

“Mjeti ishte i tejmbushur dhe nuk mundi t’u bënte ballë kushteve të këqija klimaterike”, tha një drejtues i policisë lokale.

Top Channel