Jackson, bien akuzat ndaj mjekëve

29/07/2010 13:35

Shtatë doktorë që trajtuan Michael Jackson në vitet para vdekjes së tij nuk do të përballen me akuza kriminale.

Lajmin e kanë bërë të ditur hetuesit e cështjes. Gjithësesi, një prej tyre është dërguar tek bordi mjekësor i shtetit të Kalifornisë, për faktin se ka dhënë receta duke ndryshuar emrin e ilaceve.

Mjeku personal i Jackson, doktori Conrad Murray nuk ishte mes atyre që u morën në pyetje nga hetuesit. Ai akuzohet se i ka dhënë këngëtarit një mbidozë vdekjeprurëse qetësuesi.

Top Channel