Francë, prindërit “monstër” akuzohen për vrasje

29/07/2010 12:55

Cifti i arrestuar në veri të Francës pas zbulimit të kufomave të 8 fëmijëve të sapolindur në kopshtin e shtëpisë së tyre, është akuzuar për vrasje nga gjykata.

Gruaja, e cila ka pranuar se është mamaja e fëmijëve, është akuzuar në mënyrë direkte për vrasje nga trupi gjykues.

Ndërsa bashkëshorti i saj është akuzuar se ka fshehur trupat dhe se nuk ka rrëfyer krimin.

Prokurorët në qytezën Douai pritet që më vonë gjatë ditës të mbajnë një konferencë për shtyp.

Ditën e mërkurë, me ndihmën e qenëve agjentët e policisë zbuluan kufomat e të sapolindurve pas sinjalizimit të një fqinji të ciftit, që jetonte në qytezën Vijo o Tertre.

Top Channel