Cameron mbron deklaratat mbi Pakistanin

29/07/2010 12:40

Kryeministri britanik David Cameron ka mbrojtur deklaratat e tij mbi arritjet e Pakistanit në luftën kundër terrorizmit.

“Është e rëndësishme të flitet hapur. Ndërkohë që Pakistani thotë se ka bërë progrese, ne kërkojmë që të bëhet më shumë”, ka deklaruar Cameron.

Deklaratat e bëra ditën e djeshme bënë që ndaj kryeministrit të ngriheshin akuza se po dëmton procesin e paqes në rajon.

Ndërkohë, Cameron po udhëton për në Indi ku do të takohet me homologun Manmohan Singh, me të cilin do të bisedojë për cështjen e tregtisë dhe sigurisë.

Top Channel