Obama, në talk show-n e ABC

27/07/2010 14:50

Presidenti amerikan Barack Obama do të shfaqet në talk show-n e njohur “The View”, të transmetuar nga rrjeti televiziv ABC.

Shfaqja, në të cilën zoti Obama do të pyetet për disa cështje, mes të cilave ajo për Gjirin e Meksikës, do të xhirohet të mërkurën dhe do të transmetohet të enjten.

ABC ka bërë të ditur se do të jetë shfaqja e parë e një presidenti në detyrë që zhvillohet në orët e paradites.

Programi “The View” do të drejtohet nga Barbara Walters, e cila do të kthehet në studio për herë të parë pas operacionit në zemër të bërë në maj.

Top Channel