Rihapet hetimi për vdekjen e Britany Murphy

26/07/2010 16:00

Aktorja Britany Murphy që u gjet e pajetë dhjetorin e shkuar në dush dhe vetëm 5 muaj më pas, producenti dhe bashkëshorti i saj Simon Monjack humbi jetën në të njëjtën shtëpi në “Beverly Hills”.

Autopsia konfirmoi javën e shkuar se 39 vjecari ndërroi jetë për shkak të një pneumonie akute, një anemi e rëndë, pikërisht si aktorja britanike. Një koicidencë sa tragjike por që të ngjall edhe shumë kureshtje. Ndoshta shkak i vdekjes së tyre është bërë prania e mykut.

Sipas të dhënave të Tmz.com, Departamenti i Shëndetësisë Publike në Los Angeles po heton pikërisht në këtë pikë pasi dy vdekje në të njëjtën mënyrë dhe në të njejtën shtëpi, ngjallën dyshime.

Myku mund të shkaktojë probleme të mëdha për shëndetin, që nga sëmundjet alergjike dhe deri në vdekje.

Top Channel