FMN: Ju ofrojmë ndihmë

14/07/2010 15:35

Duke parë një borxh të rritur të qeverisë dhe një sistuatë të paqëndrueshme financiare ndërkombëtare, Fondi Monetar Ndërkombëtar i bën edhe një herë ofertë Shqipërisë që të mos refuzojë ndihmën e tij.

“Ne jemi ketu per te ndihmuar. Kemi qene ne te shkuaren dhe vazhdojme te jemi edhe tani. Në te kaluaren e kemi bere kete nepermjet programeve te huadhenies, tashme ne kete pike e bejme kete me shume nepermjet keshillave teknike. Sigurisht Shqiperia mund të mbështet tek ne se jemi te gatshem edhe per me shume. Keshtu qe nese do te kete nevoje edhe per mbeshtetje financiare apo per siguri, ne rast se Shqipëria do te doje ne jemi te gatshem”, u shpreh shefi i misionit për Shqipërinë, Gerwin Bell.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e ministrit të Financave për këtë propozim të Fondit .

“Sigurisht ne kemi bashkepunuar me fondin, por nuk jemi me ne kushtet qe kemi qene vitet e kaluara per shkak te zhvillimit ekonomik te vendit. Por ne do te vazhdojme te bashkepunojme dhe kjo ka qenë dy herë gjatë këtij viti”, u shpreh  Bode.

Misioni i FMN-së ka pranuar shkurtimin e shpenzimeve si nje myre per te ulur borxhin por ka kembgungulur qe ky borxh te zbresë  50 për qind brenda vitit 2013,  kur qeveria eshte 4 perqind me larte. Debate ka edhe për mënyrën se si do të ulet  ky borxh. Do të jetë vetëm përmes uljes së shpenzimeve apo do të ketë edhe ndërhyrje për të rritur taksat.

“Kjo eshte nje ceshtje politike dhe duhet qe per kete te pyesni ministrin. Ne fund te fundit eshte ai qe duhet te zgjidhet nga elektorati shqiptar, nuk jam une”, tha Bell.

Ndërsa Bode shprehu mendimin se Shqipëria nuk është më në kushtet kur duhet të rrisë taksat për të stabilizuar treguesit makro-ekonomik dhe financat publike.

Ndersa guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani i ka kujtuar qeverise se nje tjeter menyre per te ulur koston e borxhit eshte që te marre me pak par nga tregu i brendshem per lehtesuar renien e interesave.

Një presion më i ulët i sektorit publik në tregjet e brendshme monetare krijon kushte me të përshtatshme të kreditimit të ekonomisë të sektorit privat, nëprmjet uljes së primeve të rrezikut dhe kontrollit dhe normave aftagjatë të interesit.

BSH  mbetet e gatshme t’i mbështesë më tej zhvillimet me hapa të tjerë të politikës fiskale, të cilat do të synojnë përcjelljen në ekonomi të një stimuli të kujdesshëm monetar”, u shpreh Fullani.

Nje deklarte te tillë kushtëzuese për qeverinë guvernatori e bën per here te pare publikisht duke lene te kuptohet se  tregu  por edhe vendimet e Bankes Qendrore në të ardhmen do te diktohet forte nga sjellja e qeverise.

Top Channel