Kinë, përmbytje në jug, 50 të vdekur

11/07/2010 08:05

Përmbytjet dhe rrëshkitjet e dheut kanë shkaktuar të paktën 50 persona në jug të Kinës, ndërkohë që 15 të tjerë janë zhdukur pas shirave të fortë stinorë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve Civile.

Më shumë se 17 milionë persona në nëntë rajone kanë mbetur të goditur nga shirat nga fillimi i korrikut.

Rreth 42 mijë banesa janë shembur, 121 mijë të tjera janë dëmtuar dhe qindra mijë hektarë të mbjella janë shkatërruar, me dëme të vlerësuara si 1.3 miliardë dollarë.

Top Channel