Platini del nga spitali

10/07/2010 10:35

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini doli këtë mëngjes nga spitali ku u shtrua një ditë më parë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Zyrtari i lartë e kaloi gjithë natën nën vezhgim, bën të ditur një komunikatë e FIFA-s dhe e UEFA-s.

Testet mjekësore kanë evidentuar vlera normale, dhe mësohet se Platini do të jetë në tribunë për finalen e ditës së nesërme.

Platini u ndje keq gjatë një darke në restorant të Johannesburg-ut ku humbi ndjenjat.

Top Channel