Gjermania, tërheqje nga një zonë e Afganistanit

10/07/2010 14:45

Ushtria gjermane nis vitin e ardhshëm tërheqjen nga njëra prej nëntë provincave në Afganistan, ku aktualisht ndodhet me mision.

Largimi i ushtarëve gjermanë do të vazhdojë gradualisht, sic njoftoi vetë shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle, pa bërë sidoqoftë të ditur ndonjë datë konkrete për terheqjen e përgjithshme.

Ministri i Jashtem thote se deshira e Berlinit eshte te dorezoje brenda 2011-ten pergjegjesine per sigurine e kater provincave afgane dhe te mbaje vetem nje te tille ne veri te vendit. Misioni i Afganistanit ngjalli debate te ndezura ne parlamentin gjerman. Ndonese permendi terheqjen, Westervele theksoi se deri sa ajo te filloje, angazhimi ne Afganistanit do te mbetet i njejte, e madje i paprekur nga shkurtimet e parashikuara ne buxhetin e mbrojtjes.

Në debatin parlamentar të zhvilluar para nisjes së pushimeve të verës, pati kontestime nga ana e opozitës qe kujtoi viktimat e shumta në Afganistan, ndër to edhe civilë. Deputete opozitare insistuan mbi caktimin e nje date konkrete per terheqjen nga Afganistani duke dhene shembullin e Hollandes, Britanise se Madhe dhe Polonise, qe e kane bere tashme nje gje te tille.   

Top Channel