Afganistan, vriten 6 ushtarë amerikanë

10/07/2010 21:40

Gjashtë ushtarë të Forcës Ndërkombëtare të Asistencës së Sigurisë kanë mbetur të vrarë ne jug dhe në lindje të Afganistanit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kontigjenti i ISAF në Kabul, i cili ka saktësuar se ushtarët e vrarë janë me kombësi amerikane.

Sipas burimit, ushtarët humbën jetën gjatë përleshjeve të armatosura me rebelët afganë, të udhëhequr nga talebanët.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, janë 30 ushtarët e huaj që kanë mbetur të vrarë në Afganistan që prej fillimit të korrikut.

Top Channel