Sllovaki, kryeministrja e parë femër merr detyrën

09/07/2010 13:35

Kryeministrja e parë femër e Sllovakisë, Iveta Radicova, ka marrë detyrën duke u vendosur në krye të koalicionit të qendrës së djathtë.

Katër partitë që bëjnë pjesë në këtë koalicion fituan mazhorancën në zgjedhjet e përgjithshme të 12 qershorit.

Fushata e qendrës së djathtë u përqendrua tek programi anti-krizë, tek rimëkëmbja e ekonomisë sllovake dhe tek përmirësimi i marrëdhënieve me Hungarinë fqinje.

Radicova, 53 vjece, u betua në orët e vona të ditës së enjte, ndërkohë që vetëm mëngjesin e sotëm kabineti i saj mori zyrtarisht detyrën.

Ajo zëvendëson në këtë detyrë liderin e qendrës së majtë Robert Fico, i cili ka qenë në krye të qeverisë që prej vitit 2006.

Radicova deklaroi se do të bëjë gjithcka që është e nevojshme për të pasur një qeverisje “shumë të mirë” dhe jo vetëm “të mirë”.

Top Channel