SHBA-Rusi, nis shkëmbimi i spiunëve

09/07/2010 09:30

SHBA kanë dëbuar 10 agjentët rusë, si pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve me Moskën.

Një avion me pesë burra dhe pesë gra në bord la Nju Jorkun pasi një gjyqtar urdhëroi dëbimin e tyre gjatë seancës ku ata pranuan se kishin spiunuar për një vend tjetër.

Ndërkohë, presidenti rus Dmitri Medvedev ka falur katër persona të dënuar për spiunazh në Rusi. Ata bën një kërkesë për falje pasi pranuan fajin e tyre.

Emrat e caktuar nga Kremlini janë: Igor Sutyagin, shkencëtar bërthamor i burgosur në vitin 2004 për spiunazh në favor të CIA-s;

Sergei Skripal, oficer i shërbimeve sekrete ruse i dënuar në vitin 2006 për spiunazh në favor të Britanisë së Madhe;

Alexander Zaporozhsky, ish-punonjës i shërbimeve inteligjente ruse, i burgosur për spiunazh në vitin 2003 dhe Gennadiy Vasilenko, dikur agjent i KGB-së.

Top Channel