SHBA, polici dënohet për vrasje

09/07/2010 11:45

Një ish-oficer policie në sistemin metropolitan të Kalifornisë është shpallur fajtor nga gjykata pasi qëlloi për vdekje një pasagjer të carmatosur vitin e kaluar.

Johannes Mehserle u shpall fajtor për vrasje pa paramendim. Ai qëlloi Oscar Grant pas shpine, në Oakland, më 1 janar të vitit 2009, në tentativë për të ndalur një përleshje.

Mehserle i tha trupit gjykues të Los Anxhelosit se e kishte ngatërruar pistoletën me plumba me atë elektrike që mbante në brezim e tij.

Incidenti, i xhiruar nga të pranishmit me telefonët celularë, shkaktoi një periudhë dhune në qytetin e Oaklandit, në Gjirin e San Franciskos.

Procesi gjyqësor u spostua nga Oakland në Los Anxhelos pikërisht për shkak të tensioneve të krijuara.

Top Channel