Kinë, sekuestrohen 64 tonelata ushqim

09/07/2010 10:05

Autoritetet për sigurinë e ushqimeve në Kinë kanë sekuestruar 64 tonelata ushqim që përmbanin kimikate dhe materiale toksike të tipit melaminë.

Agjencia shtetërore kineze “Xinhua” ka bërë të ditur se autoritetet e provincës Kinghai e morën materialin nga një impiant që prodhonte ushqime të kontaminuara.

Testet e kryera mbi kampionet e mbledhura treguan se qumështi pluhur përmbante 500 herë më shumë kimikate nga niveli i lejuar.

Përdorimi i melaminës në vitin 2008 shkaktoi vdekjen e 6 foshnjeve dhe sëmuri 300 mijë të tjerë. 12 tonelata të tjera qumësht pluhur u sekuestruan gjithashtu në një provincë tjetër, pasi u konfirmua se ishte i infektuar.

Top Channel