Janukoviç kërkon fuqizimin e pushtetit

09/07/2010 18:15

Aleatët e presidentit ukrainas, Viktor Yanukovich kanë kërkuar ndryshime të kushtetutës së vendit të cilat, sipas analistëve, synojnë fuqizimin e pushtetit të kreut të shtetit.

Parlamenti ka filluar një debat mbi një propozim të partisë së Janukoviç për të zhvilluar një referendum për shfuqizimin e amendamenteve të 2004-ës që i janë bërë kushtetutës me qëllim kufizimin e pushtetit të presidentit të vendit.

Janukoviç, sipas analistëve, po synon të fuqizojë pushtetin e tij ndaj qeverisë.

Për momentin presidenti mund të propozojë kandidatë vetëm për ministrin e Jashtëm dhe të Mbrojtjes, të cilët gjithashtu duhet të marrin miratimin e parlamentit.

Nëse do të mbahet një referendum për ndryshimet, analistët theksojnë se Janukoviç mund të marrë pushtetin për të zgjedhur vetë qeverinë.

Top Channel