Ingrid Betancourt padit qeverinë kolumbiane

09/07/2010 17:50

Ingrid Betancourt, e cila kaloi më shumë se 6 vjet si peng, ka paditur qeverinë kolumbiane për pengmarrjen e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim i qeverisë kolumbiane sipas së cilit ish-politikania me nënshtetësi franceze ka kërkuar 6.6 milionë dollarë dëmshpërblim për stresin emocional dhe financiar gjatë periudhës që u mbajt e izoluar nga guerrilasit.

Betancourt u mor peng nga FARK (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) gjatë fushatës së saj për presidente më 2002-shin.

Top Channel