Erdogan, vizitë në Serbi e Bosnje

09/07/2010 14:15

Kryeministri turk Recep Taip Erdogan do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bosnje, ku do të takohet me zyrtarë të lartë lokalë.

Sipas mediave ballkanase, Erdogan do të marrë pjesë edhe në përkujtimin e 15 vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Ndërsa më pas, ditën e hënë, ai do të vizitojë Serbinë ku do të takohet me presidentin Boris Tadic dhe kryeministrin Mirko Cvetkovic.

Top Channel