Terrorizmi, shkarkohet gazetarja e CNN

08/07/2010 17:25

Rrjeti informativ amerikan CNN ka pushuar nga puna eksperten e tij për Lindjen e Mesme, për shkak se ka publikuar në Twitter një mesazh respekti për ajatollahun Mohammed Fadlallah.

Imami, një prej figurave më të spikatur të botës shiite, i njohur për qëndrimet anti-amerikane dhe anti-izraelite, vdiq ditën e diel në Liban.

Octavia Nasr punonte në CNN prej 20 vjetësh. Të dielën ajo kishte shkruar në Twitter se, “Fadlallah është një nga gjigandët e lëvizjes Hezbollah, prandaj dhe e respektoj shumë”.

Top Channel