Kuba lë të lirë 52 të burgosur politikë

08/07/2010 12:30

Presioni ndërkombëtar detyroi autoritetet kubaneze të lënë të lirë 52 të burgosur politikë. Vendim i paprecedente ky.

Ka qene nderhyrja e ministrit te Jashtëm spanjoll që bindi komunistët kubanezë. Ministri i jashtëm Miguel Angel Moratinos, ka konfirmuar gatishmërinë e Spanjës për të strehuar 52 të burgosurit politikë të Kubës të cilët priten të lirohen nga burgu.

Moratinos tha se presidenti kuban Raul Castro e kishte siguruar atë gjatë një vizite, se familjet e të burgosurëve gjithashtu do të lejohen të shkojnë në Spanjë.

Fillimisht priten të lirohen pesë prej të burgosurëve ndërsa të tjerët do të lirohen gjatë muajve të ardhshëm.Moratinos tha se kjo tregonte se ka njisur ‘një epokë e re për Kubën’.

Top Channel