Tiranë, grabitësit plagosin arkëtaren e OSSH-së

07/07/2010 15:50

Një punonjëse e OSSH-së është plagosur sot me armë zjarri nga dy persona që synonin të grabisnin arkën e një filiali në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në degën e Rrugës së Elbasanit, kur një vajzë dhe një djalë me qëllim vjedhjen e parave qëlluan me armë mbi arkëtaren 55-vjecare Vjollca Stefa.

E lënduara është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve.

Top Channel