Kinema, bisedime për rikthimin e “Top Gun”

01/07/2010 14:00

Pas Indiana Jones, i kthyer pas njëzet vjetësh, edhe filmi kult “Top Gun” mund të ketë një episod të dytë.

Tom Cruise mund të jetë pjesë e projektit në rolin e pilotit me emrin e koduar Maverick.

Producenti i filmit, Jerry Bruckheimer ka deklaruar për MTV se është tërhequr për të punuar për vazhdimin, mbi 20 vjet pas daljes së orgjinalit.

“Bota e aviacionit ka ndryshuar shumë, duhet ideja e duhur”, është shprehur producenti i filmave më të mëdhenj me aksion në Hollywood.

Top Channel