Jolie: Do braktis kinemanë pas filmit me Pitt

30/06/2010 10:45

Angelina Jolie mendon për të ardhmen larg kinemasë dhe afër familjes.

Në një intervistë dhënë për “Vanity Fair”, ajo thekson se gjëja më e rëndësishme e jetës së saj nuk është filmi por familja. Por para se të tërhiqet, asaj i pëlqen të xhirojë një film me shokun Brad Pitt edhe pse u njoh me të në filmin “Mr Smith e Ms Smith”.

“Duhet të gjejmë historinë e duhur. Nuk mendoj se publiku dëshiron të shikojë një histori dashurie mes dy aktorëve që edhe në realitet janë bashkë”, thekson Jolie.

Më tej ajo flet për jetën me aktorin hollivudian. “E dua Brad në cdo moment, me apo pa mjekërr”, shton aktorja e cila theksoi se nuk do martohet asnjëherë. Jolie hodhi poshtë edhe zërat për një shtatëzani të mundshme.

“Nuk e përjashtojmë idenë për të pasur fëmijë të tjerë por duam të sigurohemi për kohën e duhur. Nuk duam të ndërtojmë një familje të madhe dhe më pas të kuptojmë se nuk mund t’i rrisim të gjithë në mënyrën e duhur”, përfundon Jolie. Familja Pitt-Jolie përbëhet nga 6 fëmijë.

Top Channel