Will.I.Am: Fergie nuk është larguar

29/06/2010 20:20

Will.I.Am ka hedhur poshtë zërat për ndarjen përfundimtare të grupit britanik Black Eyed Peas.

Fituesi i cmimit 2010 Grammy Awards u është përgjigjur zërave sipas të cilëve, Fergie i ka dhënë lamtumirën bandës. Ai ka menduar që mesazhin ta japë nëpërmjet blogut Twitter.

“Mos besoni thashethemet se Fergie ka lënë grupin, janë thjesht gënjeshtra”, shkruan Will. Ndërkohë, Fergie nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këto zëra që vijnë në një moment që kënga “I Gotta Feeling” ka pushtuar gjithë botën.

Top Channel