Përcillet në banesën e fundit aktori Perika Gjezi

29/06/2010 20:05

Përcillet për në banesën e fundit aktori i njohur i skenës dhe kinematografisë, Perika Gjezi i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Voskopojë.

Dy ditë pas vdekjes së aktorit të mirënjohur korcar Perika Gjezi, janë mbajtur homazhe në sallën e teatrit “Cajupi” në Korcë ku aktori nisi karrierën e gjatë profesionale duke pasuruar karrierën e tij artistike me dhjetra role të interpretuara në këtë skenë.

Perika Gjezi u nda nga jeta ne moshen 61 vjecare pas nje aksidenti te rende. Miq, kolege, artiste dhe shkrimtare te aferm te aktorit kane mbajtur homazhe ne nderim te figures se tij. Perika Gjezi ka interpretuar mbi 15 role ne kinematografi duke spikatur me role kryesore ne dhjete filma.

Ai e nisi karrieren si aktor profesionist ne vitin 1969 duke zene vend mes figurave te njohura te kinematografise dhe teatrit. Perika Gjezi ka interpretuar ne filma si “I teti ne Bronx”, “Shtigje lufte”, “Toke e pergjakur”, si dhe ne dhjetra role ne skenen e teatrit.  

Top Channel