Oprah Winfrey, gruaja më e fuqishme në botë

29/06/2010 14:10

Pushteti në duart e grave. Merr ngjyrë rozë klasifikimi i 100 personave më të famshëm që janë njëkohësisht edhe më të fuqishëm të botës, të renditur nga revista prestigjoze amerikane “Forbes”.

Në krye të listës ndodhet për të katërtën herë mbretëresha e spektakleve televizive, Oprah Winfrey, e ndjekur nga një tjetër artiste me ngjyrë, këngëtarja Beyonce, pas të cilës renditet regjisori i kolosit “Avatar”, James Cameron.

Për herë të parë në Olimpin e yjeve të shoë biz-it ka hyrë edhe fenomeni i muzikës, Lady Gaga. Në top-10 janë gjithashtu Tiger Woods, Britney Spears, U2, Sandra Bullock, Johny Depp dhe Madonna.

Top Channel