Meksikë, “narcos” godasin sërish

29/06/2010 00:35

Tetë persona të vrarë është bilanci u sulmit më të fundit të narkotrafkantëve në Meksikë.

Sipas njoftimit të autoriteteve vendase, cituar nga mediat ndërkombëtare, sulmi ka ndodhur në shtetin e Taumalipasit ku u ekzekutua një kandidat për guvernator bashkë me 7 personat të cilët e shoqëronin atë.

Ky është sulmi i tretë brenda pak ditëve i narkotrafikantëve. Në dy sulmet e parë viktima të tyre kanë qënë forca të sigurisë, ndërkohë që numri i viktimave për muajin qershor, shkaktuar nga sulmet e narkotrafikantëve tejkalon shifrën e 40 vetëve.

Top Channel