Freeman: Kam frikë nga dyluftimi

29/06/2010 18:30

Eshtë një nga yjet më të mëdha të kinemasë amerikane por kjo nuk do të thotë se është perfekt.

Fituesi i cmimit Oscar, Morgan Freeman rrëfen frikën e tij. Sipas aktorit me ngjyrë, momenti i konfrontimit fizik me dikë apo me një situatë, e frikëson shumë.

“Frika ime e vetme është konfrontimi. Fluturoj, ngas makinën shpejt, qëndroj mbi kuaj dhe nuk kam frikë nga asgjë prej këtyre. Nuk kam frikë as të jem vetvetja por nuk më pëlqen ideja e dyluftimit. Disa njerëz e pëlqejnë por unë jo”, shprehet Freeman.

Në intervistën dhënë për revistën “Live”, ai shton se sharmi është dhurata më e madhe që i ka bërë natyra. “E kam mësuar fuqinë e sharmit që në fëmijëri. Si një i ri i zi në vitet ’50 në Mississippi kam mësuar të qëndroj larg telasheve. Sharmi e mund dhunën dhe mendoj se është gjëja më e fuqishme që zotërojmë”, përfundon Morgan Freeman.

Top Channel