Xhelilaj, aktori më i mirë

28/06/2010 20:10

Dy ditë më parë filmi “Shqiptari”, një prodhim shqiptaro-gjerman, mori dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të filmit të Moskës, atë special të jurisë dhe çmimin për aktorin më të mirë: Nik Xhelilaj.

Pak orë pas mbërritjes nga Moska, aktori foli për eksperiencën në këtë festival dhe tashmë së bashku me një pjesë të stafit të filmit është nisur drejt Festivalit të Mynihut, ku janë në kandidim për tre çmime të tjera: ato të aktorit, regjisorit dhe skenarit më të mirë.

“Nuk e prisja. Ishte një emocion aq i madh sa nuk e prisnim. Juria nuk e kishte parë filmin dhe menjëherë sa e panë dhanë dy çmime. Për ne ishte e pabesueshme sa na u desh të pinim vodka që të vinim në vete”, tha Xhelilaj.

“Menjëherë pas premierës së filmit ishte publiku ai që reagoi i pari”, thekson ai.

Duke treguar se si e mori rolin aktori tregon: “Kam qenë i fundit në audicion dhe menjëherë pas tij regjisori vendosi. M’u desh të bija shumë në peshë për të qenë sa më afër personazhit”.

Top Channel