Ringo Starr, ylli 70 vjecar që ndricon ende

28/06/2010 13:45

Beatles-i më pak i njohur i katërshes nga Liverpool-i, Ringo Starr mbush 70 vjec në datën 7 korrik.

Artisti që aktualisht po zhvillon një turne botëror me bandën e tij “All Starr Band”, e nisi jetën artistike në qytetin-port të Anglisë ku shkëlqeu bashkë me 3 pjesëtarët e tjerë të Beatles.

Por ai vazhdon të ndricojë njëlloj si një yll hollivudian, madje këtë vit atij i është dhënë edhe në yll në Walk of Fame për karrierën e gjatë dhe të suksesshme. Ai u bashkua me Beatles në vitin 1962 pas largimit të bateristit Pete Best.

Top Channel