Lohan, asistentja nxjerr në ankand sekretet

28/06/2010 10:40

Lindsay Lohan nuk arrin të gjejë paqe pasi e kaluara jo shumë e lavdishme vazhdon t’i shkaktojë probleme.

Këtë herë është ish asistentja e aktores që mundohet të përfitojë nga fama e saj. Ajo është vetëofruar për të rrëfyer sekretet e Lohan për 50 mijë euro.

Ish asistentja e quajtur Elinore ka kaluar shumë kohë me aktoren në apartamentin e saj dhe kjo do të thotë shumë, pasi ajo mund të dijë shumë detaje të jetës së aktores e cila ka kaluar nga problemet me drogën dhe deri tek lidhja me një femër.

Top Channel