“Studentët kanë të drejtë të ngrenë zërin”, mesazhi i të rinjve nga studio e “Ftesë në 5”: Dhuna nuk është zgjidhja, duhet dialog
Fillimisht pa ndeshjen Ganë-SHBA dhe më pas Gjermani-Angli. Në të dyja rastet, mbeti i zhgënjyer nga rezultati. As amerikanët dhe as anglezët nuk arritën të kalojnë turin.
Në këtë pikë Mick Jagger ka vendosur të ndjekë sfidën mes Brazilit dhe Kilit.
Meqë lideri i Rolling Stones ka pasur një fëmijë me modelen braziliane Luciana Gimenez, me siguri do të bëjë tifozllëk për skuadrën e Dungës.
Por tifozët brazilianë janë të shqetësuar. Sipas shumë prej tyre, Jagger sjell ters dhe kështu shpresojnë që ai të mos shkojë në stadium.
Por këngëtari ka garantuar se do të jetë prezent në ndeshje. Në faqen e internetit Espn Brasile ka shpërthyer alarmi i fansave, që janë të frikësuar për një lamtumirë të parakohshme të skuadrës së tyre nga botërori.
Top Channel