45 mijë dollarë për rrezet X të Marilyn

28/06/2010 21:45

Tre radiografi të Marilyn Monroe janë shitur në ankand në Las Vegas për 45 mijë dollarë nga një shtëpi ankandi kaliforniane e specializuar për reliket e të famshmëve.

Bëhet fjalë për rrezet X të gjoksit dhe legenit të dives, të blera gjatë një ankandi në Las Vegas.

Lastrat, pronë e gjinekologut të aktores në Cedars Sinai të Los Angeles, janë bërë në vitet 1954, kur Marilyn ishte 28 vjeç dhe mendonte se ishte shtatzënë.

Në të njëjtin ankand është shitur për 190 mijë dollarë edhe dorashka e kristaltë e veshur nga Michael Jackson në Victory Tour të 1984-ës.

Top Channel