Grossbruck: Shqipëria nuk është në krizë

23/06/2010 13:10

Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli u takua me zëvendëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossbruck, i cili vlerësoi miratimin e rezolutës për Shqipërinë nga Parlamenti Evropian.

Grossbruck deklaroi se tashmë nuk mund të flitet më për krizë në Shqipëri, sepse opozita është rikthyer në kuvend, ndërsa shtoi se vendi i saj nuk është në rruge.

Zyrtari i lartë deklaroi se së shpejti do të hiqen vizat për Shqipërine dhe shprehu mbështetjen për qeverinë dhe reformat e ndërmarra prej saj.

Nga ana e saj Topalli ka vlerësuar se miratimi i rezolutës nga PE-ja është lajm i mirë për Shqipërinë.
 

Top Channel