Vlore, vetëvritet 56-vjecarja
21/06/2010 14:50
Një 56-vjecare është vetevrare mesditen e sotme ne qytetin Vlores. Ajo eshte hedhur para hyrjes se pallatit ku banonte nga kati i katert dhe ka humbur jeten menjehere.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’28 nëntori’ në qëndër të qytetit të Vlorës. 56-vjecarja prej kohësh vuante nga depresioni dhe mendohet se vendimi tragjik ka ardhur ne nje moment të veshtirë.
Mjekët e spitalit të Vlorës si dhe forcat e policisë kanë bërë kqyrjen e vëndgjarjes dhe kanë dalë në përfundimin se e vetëvrara ka gjetur vdekjen nga përplasja me tokën nga një lartësi e madhe. Banorët si dhe policia kanë pohuar se gruaja 56-vjecarja kishte dhe berë tentativa më parë për t’u vetvrarë. Sot ajo ndodhej e vetme ne banese.
Top Channel