Clooney, anëtar “Council on Foreign Relations”

17/06/2010 20:20

George Clooney është anëtarësuar në një nga shoqatat më prestigjoze amerikane ku më parë kanë kaluar edhe njerëz të njohur të politikës së jashtme amerikane si Henry Kissinger, Colin Powell, Condoleezza Rice e Madeleine Albright.

Aktori hollivudian është pranuar në “Council on Foreign Relations”, një klub prestigjoz për politiken e jashtme amerikane në të cilin bëjnë pjesë ish sekretarë Shteti dhe manjatë të ndryshëm por edhe emra të mëdhenj të kinemasë si Michael Douglas e Warren Beatty.

Aktori i impenjuar prej kohësh në cështjen e emigrantëve të Darfurit tashmë mund të shijojë karrigen në klubin me qendër në New York falë ndërhyrjes së pronarit të “New York Times”, Nick Kristof.

“Clooney u zgjodh për shkak të impenjimit në krizën e Darfur”, tha zëdhënësja Lisa Shields. Ndërkohë aktori u shpreh: “Jam i nderuar që më kanë zgjedhur. Në këtë këshill ka bërë pjesë edhe Angelina Jolie, e cila në ndryshim nga Cloney nuk arriti të emërohej “senatore e përjetshme”.

Top Channel