Shqipëria provim në vjeshtë

15/06/2010 15:00

Opinioni per statusin kandidat të Shqiperise mund të publikohet nga Komisioni Europian në nëntor. Këtë e pranoi Komisioneri Stefan Fule kur u pyet nese egzistonte mundësia që dhe Shqipëria të kishte në nëntor, përkrah Malit të Zi, opinionin mbi statusin kandidat dhe jo vetëm raportin e progresit nga Komisioni.

“Po, eshte ne fakt parashikimi i punes dhe qellimi i Komisionit qe t’u prezantoje vendeve anëtare, Keshillit, opinionet per te dy vendet, te Shqiperise dhe te Malit te Zi, ne te njejten kohe, si pjese perberese te paketes mbi Zgjerimin, qe ju me te drejte e permendet nëntorin, sic parashikon kalendari”, tha Fule. 

Kete deklarate Komisioneri e dha pas Keshillit te Pare te Stabilizim Asocimit BE-Mal i Zi.

Fule e shoqëroi me të qeshura reagimin kur u pyet nese ndante te njejtin vleresim me Presidencen e ardhshme belge se Mali i Zi ishte me prane celjes se negociatave per anetaresim krahasuar me vendet e tjera te rajonit e vecanerisht me Maqedonine, vend per te cilin Komisioneri pranoi se negociatat do te zhbllokohen vetem pasi te zgjidhet ceshtja e emrit me Greqine.

Top Channel