Obama: Gjiri i Meksikës si 11 Shtatori

14/06/2010 09:30

Presidenti amerikan, Barak Obama e ka krahasuar rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës si një tragjedi të njejtë me atë të 11 Shtatorit për SHBA-në.

Ai shprehet se kjo tragjedi do ndryshojë mënyrën e të menduarit në lidhje me cështjet ambientale dhe burimet energjitike. “Bëhet fjalë për ngjarje që ndryshojnë psikologjinë e Amerikës”, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Obama, i kritikuar për mënyrën se si e menaxhoi këtë krizë dha një intervistë të gjatë për faqen e internetit www.politico.com ku premtoi se do marrë masa drastike për ta kaluar këtë krizë.

Top Channel