Kirkizistan, shkon 117 numri i viktimave

14/06/2010 09:10

Nuk di të ndalet dhuna në Kirkizistan ku prej disa ditësh grupet etnike po përleshen duke tensionuar situatën në vendin aziatik.

Deri tani numërohen 117 viktima, ndërsa më shumë se 1450 vetë kanë marrë plagë. Lajmin e bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, qeveria bën me dije se dhuna vazhdon të jetë e pranishme pasi civilët tashmë kanë filluar të sulmojnë edhe forcat e rendit që po përpiqen të normalizojnë situatën.

Zëdhënësi i qeverisë provizore, Temir Sariev theksoi gjithashtu se situata paraqitet më e qetë krahasuar me ditët e shkuara.  

Top Channel