BP: Kemi shpenzuar 1.6 mld dollarë

14/06/2010 09:05

Në një kohë që Gjiri i Meksikës vazhdon të ndotet me ritme të larta duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë ekologjike, në terren gjërat nuk duket se po ndryshojnë.

Një ditë pas deklaratës së Rojes Bregdetare që i dha afat disa orë kompanisë BP për të mbyllur pusin, këta të fundit publikojë shifrat që kanë harxhuar deri tani për të ulur dëmet e shkaktuara.

British Petroleum thekson se deri tani ka shpenzuar plot 1.6 miliardë euro për të përballuar situatën e krijuar në Gjirin e Meksikës. Gjithsesi, situata vazhdon të jetë alarmante, pasi njolla e zezë po i afrohet gadishullit të Floridas që gjatë muajve të verës është një nga zonat më të frekuentuara nga turistët.

Top Channel