Belgjikë, flamandët fitojnë

14/06/2010 13:00

Zgjedhjet belge janë mbyllur me fitoren e nacionalistëve flamandë. Ata kanë marrë 30 përqind të votave dhe janë mbështetës të idesë se ndarjes se Belgjikës mes flamandeve dhe valoneve.

Bart De Wever është shfaqur i ekzaltuar para zgjedhësve të tij dhe i dedikon fitoren e zgjedhjes elektoratit me premtimin e ecjes përpara të vendit.

“Sot kemi shkruar një histori të rëndësishëm në histori”, theksoi De Wever, përpara qindra mbështetësve që e duartrokitën gjatë.

Sipas tij, askush nuk ka interes bllokimin e vendit, por objektiv mbetet zgjatja e dorës frankofonëve.

Top Channel