Zgjedhjet, Belgjika rrezikon shpërbërjen

13/06/2010 18:35

Belgët i janë drejtuar kutive të votimit pas moszgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale në vend.

Por në zgjedhjet që po zhvillohen sot, më e favorizuar duket se është Partia Aleanca Flamande, e cila kërkon shpërbërjen e ngadaltë të shtetit.

Partia Flamande kërkon ndarjen e ngadaltë të Belgjikës në dy pjesë, Flandrën që flet hollandisht dhe Valonian frëngjishtfolëse.

Partitë politike separatiste në Belgjikë  deri para këtyre zgjedhjeve ishin në periferi të debatit politik.  Megjithatë sistemi parlamentar vendas nuk lejon dorëzimin e menjëhershëm të pushtetit. Kryesimi i partisë  flamande në sondazhet e opinionit ka shkaktuar një debat të gjërë mbi ndarjen e mundshme të kombit 180 vjeç.

Top Channel