Moti i keq, 22 të humbur në Arkansas

13/06/2010 14:15

Pas shirave dhe erës së furishme që përshkuan shtetin e Arkansasit në SHBA, 22 persona rezultojnë të humbur.

Lumenjtë Caddo dhe Little Missouri kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sipas forcave të shpëtimit, janë të pakta shpresat për të gjetur të mbijetuar. Deri në këto momente numërohen 18 viktima, mes të cilëve 6 fëmijë. 

Top Channel