A mundet Irani të vendosë tarifa ndaj kompanive të teknologjisë për kabllot nënujore në Hormuz? Ja çfarë mendojnë ekspertët
Pas trazirave ndëretnike në Kirgistan, ku rreth 100 persona kanë humbur jetën, Rusia vendosi dërgimin e trupave ushtarake për të mbrojtur instalimet ushtarake në këtë vend.
Vendimi është marrë nga autoritetet e sigurisë ruse të cilat vendosën dërgimin e një batalioni me numër të konsiderueshëm ushtarësh.
Ndërkohë nga përleshjet ndëretnike në krahinën e Jalalabadit në Kirgistan mes uzbekëve minoritarë dhe kirgizëve janë regjistruar mbi 100 viktima ndërsa agjenci të ndryshme lajmesh njoftojnë për 75 mijë uzbekë në që kanë braktisur shtëpitë e tyre.
Qeveria e Kirgistanit, në përpjekje për të rivendosur situatën nën kontroll ka dekretuar gjendjen e jashtëzakonshme në krahinën e Jalalabadit duke i dhënë dorë të lirë ushtrisë në veprimet e saj.
Top Channel