Irak, sulmohet Banka Qëndrore, viktima

13/06/2010 16:45

Katër shpërthime të fuqishme dhe një sulm i armatosur ndaj Bankës Qëndrore në kryeqytetin irakian, Bagdat shkaktuan të paktën 12 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Sipas autoriteteve vendase, sulmi i armatosur ndaj Bankës Qëndrore u parapri nga 4 shpërthime në periferi të ndërtesës së institucionit financiar. Shpërthimet shkaktuan plagosjen e disa personave. Pas shpërthmeve, një grup i armatosur u fut në ndërtesë duke vrarë të paktën 12 persona. Mbi 40 të tjerë raportohen të plagosur, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet nëse sulmi është ndërmarrë për të grabitur bankën apo është një sulm terrorist i kryer një ditë para zgjedhjes së kryetarit të parlamentit dhe presidentit irakian.

Top Channel