Kur përplasen superfuqitë, çfarë është në rrezik kur Trump takohet me Xi?
Autoritetet venezueliane kanë lëshuar një urdhërarrest ndaj pronarit të një televizioni privat, kritik ndaj presidentit Hugo Chavez.
Prokurorët akuzojnë Guillermo Zuloaga, i cili zotëron kanalin televiziv Globovision, për parregulllësi në biznesin e tij.
Mbështetësit e Zuloaga deklarojnë se urdhërarresti ka si qëllim t’i mbyllë gojën, por nga ana e saj qeveria thekson se ka respektuar të tëra rregullat.
Grupet e ndryshme të opozitës në Venezuelë akuzojnë presidentin Chavez se po përpiqet të kontrollojë mediat.
Korrespondenti i BBC në Karakas thotë se anëtarët e shërbimeve sekrete janë vënë në kërkim të Zuloaga, një biznesmen milioner që është dhe një nga opozitarët më të lartë të figurave zyrtare në Venezuelë.
Top Channel