Sakrifikon krahun për të shpëtuar jetën

12/06/2010 04:45

Një person i mbetur i bllokuar në bodrumin e shtëpisë së tij për tre ditë me radhë, ka sakrifikuar njërin krah për të dalë i gjallë që andej.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Konektikut të Shteteve të Bashkuara, ku fatkeqësia shoqëroi Xhonathan Metzin, të cilit i ishte bllokuar krahu në një makineri në bodrumin e tij. Pas 3 ditësh përpjekje për t’u çliruar prej makinerisë dhe për të evituar gangrenizimin e plagës së marrë, Xhonatan preu gjymtyrën e tij.

Menjëherë ai u paraqit në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Mjekët thanë se sakrifikimi i krahut i ka shpëtuar jetën atij.

Top Channel