Obama-Cameron, bisedime për katastrofën

12/06/2010 14:20

Kryeministri britanik David Cameron do të diskutojë me presidentin amerikan Barack Obama për katastrofën ekologjike në Gjirin e Meksikës.

Cameron ka deklaruar se ai ndihet shumë i shqetësuar për dëmet e shkaktuara nga derdhja e naftës, pas shpërthimit në platformën që menaxhohej nga “BP”.

Burime nga Downing Street deklaruan se, “biseda telefonike do të jetë prej burrash shteti të angazhuar seriozisht në punë”.

Ndërkohë, mediat britanike bëjnë të ditur se aktualisht “BP” pritet t’i përkulet presioneve të Shteteve të Bashkuara dhe të pezullojë ndarjen e fitimeve me aksionerët.

Gjigandi i naftës konfirmoi se drejtorët e kompanisë do të mblidhen ditën e hënë për të diskutuar mbi mundësitë.

Top Channel