Njolla e zezë, ultimatum BP-së

12/06/2010 18:30

Rojet Bregdetare amerikane i kanë dhënë një ultimatum prej 48 orësh BP-së për të ndarmarrë një program më agresiv ndaj njollës së zezë.

Lajmin e ka bërë të ditur admirali Watson, në një letër dërguar kreut të operacioneve të BP-së, Doug Suttles.

Numri një i Rojes Bregdetare shkruan se “BP duhet të përcaktojë në 48 orët e ardhshme një sistem shtesë të përballimit të humbjeve, që mund të jetë operative në kohë të shkurtër, për të evituar rrjedhjen e vazhdueshme të naftës”.

Top Channel